Dëshmitari i cili po dëshmon në rastin ndaj Hashim Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të drejtësisë, i cili është njëkohësisht edhe pjesë e stafit të Prokurorisë, ka thënë se kanë pasur disa hetime lidhur me pengim të drejtësisë.
Sipas tij, të gjitha këto raste lidheshin me rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
“Kishim disa hetime për pengim të drejtësisë. Unë nuk e dija se sa çështje në fakt do të materializoheshin për pengim të drejtësisë. Si përfundim, patëm vetëm tre raste për pengim të drejtësisë dhe unë nuk mund t’ua specifikoj juve se sa burime kemi pasur për çështjen 10, 12 apo 11. Edhe të gjitha këto ishin të ndërlidhura me çështjen 06”, tha ai.
Duke folur për kontaktimin me dëshmitarë, dëshmitari pohoi se dëshmitarët në çështjen 06 kontaktoheshin rregullisht prej ZPS-së që të përditësoheshin lidhur me ecurinë e çështjes për krime lufte.
“E saktë”, tha dëshmitari.