back to top
Monday, March 2, 2026
BallinaLajmeNagip Krasniqi del para gjyqit për rastin “KEK 2”

Nagip Krasniqi del para gjyqit për rastin “KEK 2”

Të ngjajshme

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar seanca gjyqësore ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi, i cili po akuzohet për dëmtim të buxheti të shtetit rreth 37 milionë euro.

Të enjten në seancë  për rastin “KEK 2” ka dëshmuar ish-shefja e kabinetit të ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, Anjeta Saraqi, e kishte thënë se nuk ka vërejtur tendencë për favorizim në KEK, derisa Isuf Zejnën, avokati i akuzuar, ish-shefi i saj ia kishte prezantuar si njeriu që i duhej për një rast në polici.

Sipas aktakuzës, Nagip Krasniqi në cilësinë e kryeshefit të KEK-ut, Ymer Dragusha në cilësinë e ushtruesit të detyrës së drejtorit të zyrës së prokurimit dhe Isuf Zejna, si përfaqësues i kompanisë “Rexhepi Zeqiri Zejna L.L.C”, akuzohen se me veprimet e tyre i kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit rreth 37 milionë euro.

Krasniqi e Dragusha akuzohen po ashtu se u kanë mundësuar përfitim të kundërligjshëm kompanive “Monting Energjetica” dhe “Litëin S.A”, që ishin shpallur të papërgjegjshme në procedurën e hapur të prokurimit që ishte shpallur më herët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz