back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaBotë4 dekada në shërbim të arsimit, pensionohet arsimtarja e gjuhës shqipe Sebahate...

4 dekada në shërbim të arsimit, pensionohet arsimtarja e gjuhës shqipe Sebahate Veliu-Ajeti

Të ngjajshme

Hygerta debuton në “Fadil Vokrri”, shënon gol nga penaltia (VIDEO)

Finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP...

Hygerta: Publiku vlerësoi femrën e fortë, prandaj jam këtu

Finalistes së edicionit të katërt të Big Brother VIP...

“Nuk kam qenë asnjëherë”, Hygerta niset drejt stadiumit “Fadil Vokrri”

Finalistja Hygerta Sako është nisur drejt stadiumit “Fadil Vokrri”. Atje...

Pas më shumë se katër dekadash kontribut në arsim, është pensionuar arsimtarja e gjuhës shqipe, Sebahate Veliu-Ajeti, nga Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Afrimi e Fahriu” në Lluzhan të Podujevës.

Gjatë mbi 40 viteve punë në procesin arsimor, ajo ka dhënë një kontribut të çmuar në edukimin dhe formimin e gjeneratave të tëra të nxënësve.

E njohur për përkushtimin, profesionalizmin dhe dashurinë ndaj dijes, Sebahate Veliu Ajeti ka qenë një ndër figurat më të respektuara të kolektivit shkollor.

Nga kolegët e shkollës u vlerësua lart puna dhe angazhimi i saj ndër vite, duke theksuar se ajo ka lënë gjurmë të pashlyeshme jo vetëm në institucion, por edhe në jetën e shumë nxënësve që sot janë profesionistë në fusha të ndryshme.

Me rastin e pensionimit, asaj iu urua shëndet, lumturi dhe një kapitull i ri i jetës i mbushur me qetësi dhe gëzim, ndërsa u shpreh mirënjohje për kontributin e dhënë në arsim dhe për vlerat e përcjella ndër breza.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz