back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaShowBizPrinc Leka dhe Blerta Celibashi konfirmojnë martesën, detaje nga ceremonia

Princ Leka dhe Blerta Celibashi konfirmojnë martesën, detaje nga ceremonia

Të ngjajshme

Edon Zhegrova drejt Premierligës?

Edon Zhegrova mund të transferohet në Premierligën angleze. Sipas...

Dhomat bosh që tronditën Amerikën

“Nuk kam qenë kurrë kaq i frikësuar.” Kështu e...

Profesori universitar përkrah kandidimin e Osmanit për presidente

Profesori universitar në Universitetin e Pitsburgut, Mark Walter, ka...

Pas një fejese të organizuar në jug të Shqipërisë, Princ Leka dhe e fejuara e tij, Blerta Celibashi, po përgatiten për hapin e radhës, ceremoninë e martesës. Vetë princi ka konfirmuar lajmin për revistën franceze “Point de Vue”, duke dhënë detaje mbi planet e çiftit.

Fejesa u mbajt në një kompleks privat, mes gjelbërimit të pishave dhe me një panoramë të hapur drejt detit, në një atmosferë të qetë dhe intime. Të njëjtën frymë, larg bujes dhe formaliteteve të tepërta, çifti synon ta ruajë edhe në ditën e dasmes, e cila pritet të zhvillohet brenda pak muajsh, ndërsa organizimi është ende në fazën përfundimtare.

Në rrëfimin e tij për median franceze, Princ Leka thekson se prioriteti kryesor është thjeshtësia dhe ndarja e momentit me njerëzit më të afërt. Ai shton se dëshira e tyre është një ceremoni pa teprime, që të mbetet autentike dhe e veçantë.

Një detaj i veçantë lidhet me simbolikën e përzgjedhjeve personale: unaza e fejesës është siguruar nga shtëpia prestigjioze “Tiffany & Co.”, ndërsa fustani i nusërisë do të realizohet nga një stiliste e njohur kosovare. Kjo është një mënyrë për të nderuar kujtimin e princeshës Geraldinë, gjyshes së princit.

Çifti duket se do të sjellë një martesë që kombinon thjeshtësinë, intimitetin dhe traditën, duke krijuar një moment të veçantë dhe personal për të ndarë me të afërmit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz