back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmePolicët, zjarrfikësit e gardianët prej 3 muajsh pa shtesa: Është situatë e...

Policët, zjarrfikësit e gardianët prej 3 muajsh pa shtesa: Është situatë e rëndë dhe demotivuese!

Të ngjajshme

Pa shtesat, pa ndërrimet e natës/ Punonjësit e shëndetësisë të shqetësuar me çështjen e pagave

Çështja e mos-pagesës së ndërrimeve të natës, orëve shtesë...

Shukri Buja propozon që Jakup Krasniqi të zgjidhet president

Shukri Buja nga Partia Demokratike e Kosovës, ka komentuar...

Maqedonci: Partneriteti me NATO-n mbetet thelbësor për sigurinë e Kosovës

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka bërë një postim...

40 vjeç? Pesë shenja që s’duhen neglizhuar

Mbushja e moshës 40 vjeç sjell ndryshime natyrale në...

Princ Leka dhe Blerta Celibashi konfirmojnë martesën, detaje nga ceremonia

Pas një fejese të organizuar në jug të Shqipërisë,...

Zjarrfikësit, policët dhe gardianët, ka muaj që nuk janë paguar për orët shtesë të punës, për ndërrimin e natës, për festa e as për vikende. E gjithë kjo ka shkaktuar zhgënjim te zjarrfikësit, gardianët dhe policët, të cilët po ndihen të anashkaluar.

Kryetari i Sindikatës së Zjarrfikësve, Muharrem Beka, thotë për Indeksonlinen se pothuajse në të gjitha komunat zjarrfikësit nuk i kanë marrë shtesat, ndërsa disa prej komunave kanë bërë edhe padi. Por, ai thotë se u është thënë që këto pagesa do të bëhen në mënyrë retroaktive gjatë muajve në vijim.

“Në rast se nuk na dalin, do të kërkojmë takim dhe nëse marrim përgjigje negative, do të vazhdojmë me padi, kështu po veprojnë të gjithë tash. Po e presim edhe pagën e shkurtit për të parë a na i qesin apo jo”, tha ai.

E gjithë kjo situatë e krijuar, sipas Bekës, është si pasojëë e neglizhencës, pasi këto probleme nuk janë të tanishme, por po vazhdojnë prej dekadash.

“Kjo është neglizhencë, sepse këto probleme janë prej dekadash. Mosrregullimi i statusit, mosdefinimi i çështjes së kompetencave menaxhuese , pagat i marrim në komunë, por a jemi staf i MPB-së, gjegjësisht i AME-së. Tash kur vjen puna për këto kërkesa, komuna thotë se ju jeni staf i ministrisë, ata e kanë obligim. Komuna thotë s’kemi buxhet. Ne kemi një referencë që na ka dërguar neve si sindikatë MPB dhe AME, ku u thuhet komunave se ju e keni obligim. Ata menjëherë po deklarohen se nuk i kanë llogaritë, nuk i kanë planifikuar në buxhet, se zjarrfikësit janë staf i ministrisë. Ky hendek po krijon shumë probleme”, thotë Beka.

Ndërsa thotë se kjo gjendje s/mund të vazhdojë, pasi që është një situatë e rënduar dhe demotivuese.

“Deri në vitin 2012 shtesat i kemi marrë nga qeveria, me vendim të saj. Pastaj ata morën vendim dhe iu drejtuan komunave, duke thënë se s’është obligim i tyre, dhe tash mbetëm as peshk as mish – as me ata, as me këta. Pak me ata, pak me këta. Gjendja kështu s’mund të vazhdojë. Është një situatë e rënduar. Është situatë demotivuese. Duhet të definohet qartë përgjegjësia, e kujt është, kush është përgjegjës për zjarrfikësit dhe t’i kryejnë obligimet sipas kontratës”, thotë Beka.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz