back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaSportSekretari i përgjithshëm i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare viziton Kosovën

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare viziton Kosovën

Të ngjajshme

Bill Clinton nis dëshminë në çështjen ‘Epstein’: Nuk pashë gjë dhe nuk bëra asgjë të gabuar

Ish-presidenti amerikan, Bill Clinton ka dhënë deklaratën hapëse në...

Aksident në Milano, tramvaj del nga shinat, 1 viktimë dhe disa të plagosur

Një aksident i rëndë është raportuar në Milano. Një...

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), Iakovos Filippoussis, i shoqëruar nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti dhe nënpresidenti Milaim Kelmendi, u pritën nga ministri i ri për Sport dhe Rini, Blerim Gashjani dhe zëvendësministrja Daulina Osmani.

Sekretari Filippoussis ndodhet në Kosovë për takimin e komisionit të ICMG-së “Gratë në Sport”.

Palët biseduan për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, për çka ministri Gashjani shprehu vullnetin dhe gatishmërinë për të për bashkëpunim me ICMG dhe palët tjera të interesit, në mënyrë që Kosova të bëhet shembull i organizimit të një ngjarje të tillë.

Sekretari Filippoussis, duke përgëzuar ministrin Gashjani për pozitën, kërkoi përkushtimin e MKRS për proceset që na presin në organizimin e këtyre Lojërave, duke e cilësuar si ngjarjen më të madhe të organizuar ndonjëherë në vendin tonë.

Presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, theksoi se na duhet unitet dhe bashkëpunim i të gjithëve në mënyrë që procesi i organizimit të ecën me hapa të shpejtë, për të qenë gati për vitin 2030.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz