back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeNga nëntoka madhështore e Trepçës nxjerrët një kristal madhështor

Nga nëntoka madhështore e Trepçës nxjerrët një kristal madhështor

Të ngjajshme

Epopeja e UÇK-së: Publikohet agjenda e aktiviteteve për 5, 6 dhe 7 mars

Institucionet e Republikës së Kosovës kanë publikuar agjendën zyrtare...

Publikohet orari i plotë ndeshjeve në Champions League

Sot është hedhur shorti i 1/8 së finales së...

Juventusi po i ndjek katër lojtarë të lirë gjatë verës

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventus po shqyrton mundësinë...

Nga Miniera e Trepçës është arritur që të nxjerrët një kristal madhështor.

Sipas njoftimit nga miniera ‘’Trepça’’ kristali ka përmasa 1.40 metra lartësi dhe 1.20 metra gjerësi.

Postimi i plotë:

Nga nëntoka madhështore e Trepçës – një kristal madhështor!

Me krenari të veçantë ndajmë me ju nxjerrjen e këtij kristali të jashtëzakonshëm nga thellësitë e minierës sonë, me përmasa mbresëlënëse: 1.40 metra lartësi dhe 1.20 metra gjerësi.

Një falënderim i veçantë shkon për minatorët e Horizontit XI – Ndërrimi C, të cilët me profesionalizëm, përkushtim dhe guxim të përditshëm bënë të mundur nxjerrjen e këtij thesari natyror nga zemra e nëntokës së Trepçës.

Ky kristal nuk është vetëm një formacion i rrallë mineralogjik – ai është simbol i punës së palodhur, traditës shekullore dhe shpirtit të pathyeshëm të minatorit të Trepçës.

Respekt për çdo minator që çdo ditë zbret në thellësi për të nxjerrë pasuritë e vendit tonë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz