back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeAksion i Policisë në Prizren, 106 gjoba për parkime të parregullta brenda...

Aksion i Policisë në Prizren, 106 gjoba për parkime të parregullta brenda dy orësh

Të ngjajshme

Juventusi po i ndjek katër lojtarë të lirë gjatë verës

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, Juventus po shqyrton mundësinë...

Vitia: Ministria e Shëndetësisë përfitoi mbi 10 milionë dollarë amerikanë nga Pandemic Fund

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se Ministria...

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare viziton Kosovën

Sekretari i përgjithshëm i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare...

Një kristal “madhështor” nxirret nga nëntoka e Trepçës

Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se ka nxjerrë një kristal...

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion të koordinuar në qytetin e Prizrenit kundër parkimeve të parregullta, duke shqiptuar 106 gjoba brenda vetëm dy orësh.

Sipas njoftimit zyrtar, aksioni është realizuar në intervalin kohor 10:00–12:00 nga patrullat e Stacionit Policor në Prizren, Prizren-Veri dhe Njësia për Rregullimin e Komunikacionit Rrugor. Kontrollet janë përqendruar kryesisht në qendrën e qytetit, ku parkimet e parregullta vazhdojnë të paraqesin problem të theksuar, transmeton lajmi.net.

Autoritetet theksojnë se parkimet në kundërshtim me rregullat pengojnë qarkullimin normal të automjeteve dhe këmbësorëve, si dhe krijojnë rrezik për sigurinë në trafik. Për këtë arsye, Policia ka paralajmëruar intensifikim të kontrolleve edhe në ditët në vijim.

Nga Policia u bëhet thirrje qytetarëve që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë përgjegjësi në rrugë, në mënyrë që të kontribuojnë në një mjedis më të sigurt dhe më të rregullt për të gjithë./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz