FC Malisheva ka zyrtarizuar afrimin e dy futbollistëve të rinj, duke forcuar skuadrën për vazhdimin e sezonit.
Pjesë e ekipit është bërë portieri brazilian Tiago Gomes Dos Santos, i cili në gjysmën e edicionit të fundit mbrojti ngjyrat e FC Drenica. Nga klubi vlerësojnë se ai ka dëshmuar cilësi në Superligën e Kosovës dhe pritet të rrisë konkurrencën dhe sigurinë në portë, transmeton lajmi.net.
Po ashtu, Malisheva ka prezantuar edhe Arbër Shala, i cili vjen nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shala luan në pozitën e mbrojtësit të krahut dhe konsiderohet si një futbollist i talentuar dhe premtues për të ardhmen.
Klubi u ka uruar mirëseardhje dy futbollistëve dhe suksese në rrugëtimin e përbashkët me fanellën bardhekaltër./lajmi.net/