back to top
Friday, February 27, 2026
BallinaLajmeMund të rritet çmimi i rrymës, Dhoma e Tregtisë kërkon masa lehtësuese

Mund të rritet çmimi i rrymës, Dhoma e Tregtisë kërkon masa lehtësuese

Të ngjajshme

Dibrani me stafin e SHKK-së vizitojnë kryetaren e kuvendit

Albulena Haxhiu, Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, ka pritur...

Tragjike: Vdes një punonjës i KEK-ut pas një incidenti të rëndë në “Kosova B”

Një incident tragjik ka ndodhur sot në Termocentralin “Kosova...

Komandanti i NATO-s në Mitrovicë, takohet me Pecin

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të...

Rama mbledh kabinetin, pjesë vetëm ministrat ekzistues

Kryeministri Edi Rama mblodh paraditen e së premtes kabinetin...

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) është duke shqyrtuar kërkesat e operatorëve energjetikë për rritjen e çmimit të energjisë elektrike për vitin 2026. KOSTT, KEDS dhe KESCO kanë aplikuar për rritje prej 18%, duke kërkuar që të hyrat e lejuara maksimale të arrijnë në rreth 863 milionë euro, krahasuar me rreth 730 milionë euro sa ishin vitin e kaluar.

Lidhur me këtë mundësi shtrenjtimi, drejtori i Dhomës së Tregtisë, Kushtrim Ahmeti, ka kërkuar që institucionet të ndërmarrin masa për të lehtësuar barrën mbi qytetarët dhe bizneset.

Ai ka propozuar heqjen e TVSH-së prej 10% për produktet esenciale, si dhe largimin e taksës fikse në faturat e energjisë elektrike.

“Të hiqet TVSH prej 10% në produktet esenciale, të hiqet taksa në faturën e rrymës – ndoshta do ta balanconte sadopak këtë shtrenjtim të rrymës. Ne paguajmë taksë vetëm pse është ora e rrymës e vendosur”, ka deklaruar Ahmeti.

Sipas tij, rritja e çmimit të energjisë dhe liberalizimi i tregut energjetik janë ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në rritjen e inflacionit në vend, i cili sipas të dhënave të fundit ka arritur në 5.8 për qind. /Rtv21

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz