Avokati Arianit Koci ka bërë të ditur se të martën do të qëndrojë në Beograd, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor në rastin e Mit’hat Lozhanit, shtetas i Kosovës, i arrestuar nga policia serbe gjatë transitit nëpër territorin e Serbisë.
Koci ka theksuar se prej vitesh është i angazhuar në mbrojtjen e shtetasve të Kosovës që ndalohen nga autoritetet serbe, gjë që, sipas tij, e bën emrin e tij të njohur edhe në Serbi, por jo gjithmonë të mirëpritur.
“Transparenca, në këto rrethana, është forma më e fortë e mbrojtjes dhe mënyra më efektive, për të minimizuar rrezikun e ndonjë incidenti eventual, gjatë qëndrimit tim në Serbi”, ka shkruar Koci.
Rasti i Mit’hat Lozhanit vazhdon të përcillet me vëmendje, ndërsa pritet të ketë zhvillime të reja gjatë ditëve në vijim. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: