Janë arrestuar tre persona, të dyshuar për një vjedhje në Marec të Prishtinës, e cila ka ndodhur më 2 shkurt.
Policia ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
Më 07.02.2026 pas hetimeve të zhvilluara janë arrestuar tre të dyshuar m/k të cilën kishin qenë të përfshirë në një vjedhje më 02.02.2026. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.