back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeGoditet veprimtaria ilegale në Ferizaj dhe Kaçanik, konfiskohen para false dhe drogë

Goditet veprimtaria ilegale në Ferizaj dhe Kaçanik, konfiskohen para false dhe drogë

Të ngjajshme

Distria Krasniqi, mbretëresha e Parisit – 9 medalje, 4 të arta

Distria Krasniqi ka arritur të fitoj medaljen e artë...

Gjilani-Ballkani, këto janë formacionet zyrtare

Sot zhvillohet dueli i Superligës mes Gjilanit dhe Ballkanit. Ndeshje...

Rusia ndalon një person të tretë për sulmin ndaj gjeneralit të GRU-së

Autoritetet ruse thanë se kanë ndaluar një person të...

Dy persona humbin jetën në aksidente trafiku brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve...

Policia e Kosovës ka iniciuar raste për “Falsifikim të parasë” dhe “Posedim të paautorizuar të narkotikëve” pas një incidenti të raportuar më 6 shkurt rreth orës 19:30, në fshatin Prelez i Jerlive, në Ferizaj.

Sipas njoftimit zyrtar, në një pompë të derivateve është dyshuar përdorimi i një kartëmonedhe të falsifikuar prej 20 eurosh. Patrulla policore ka identifikuar tre persona të dyshuar: Sh. V. (27), shtetas i Kosovës, si dhe dy shtetas palestinezë, N. Z. (30) dhe M. O. (28). Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar kartëmonedhën e dyshuar, një sasi të vogël substance narkotike dhe dy mulli.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, janë iniciuar procedurat penale, ndërsa dy shtetasit e huaj janë ndaluar për 48 orë. I dyshuari kosovar është liruar pas intervistimit.

Më 7 shkurt 2026, gjatë vazhdimit të hetimeve, policia ka identifikuar banesën me qira të të dyshuarve në Ferizaj, ku janë gjetur dhe sekuestruar dokumente identifikimi të shteteve të ndryshme. Po ashtu, është konstatuar se njëri nga të dyshuarit, M. O., ishte subjekt i një urdhërarresti ndërkombëtar.

Gjatë veprimeve hetimore është identifikuar edhe një e mitur kosovare, A. T. (17), e cila shoqëronte të dyshuarin. Në kontrollin e banesës së saj në Kaçanik janë gjetur 39 kartëmonedha prej 50 dollarësh amerikanë të dyshuara si të falsifikuara, një sasi e vogël narkotikësh dhe dokumente të huaja. Sipas policisë, substanca narkotike i përkiste E. D. (19).

Të gjitha veprimet janë zhvilluar në koordinim me Njësitin e Hetimeve të Kufirit dhe Prokurorinë Themelore në Ferizaj. E mitura është intervistuar në prani të prindit dhe avokatit mbrojtës, ndërsa ajo dhe E. D. janë liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

Të Fundit

Sport

ShowBiz