BallinaSportTopi i Artë drejt Bernabéut? Real Madridi plan serioz për Rodrin

Topi i Artë drejt Bernabéut? Real Madridi plan serioz për Rodrin

Të ngjajshme

Shefi i OKB-së i bën thirrje Izraelit, SHBA-së dhe Iranit t’i japin fund luftës

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u bën...

Rrustemi: Është marre me shku vendi në zgjedhje për çështjen e presidentit

Deputeti i VV-së, Adnan Rrustemi në emisionin “Politiko” ka...

Hila largohet nga emisioni pas debatit me Albatros Rexhajn

Në emisionin Now në Euronews Albania, këtë të mërkurë janë zhvilluar...

Real Madridi po përgatit një lëvizje serioze gjatë merkatos së verës për mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri, teksa skuadra angleze mund të përballen me ndryshime të mëdha pas epokës së Pep Guardiolës.

“Los Blancos” e shohin Rodrin si një lider të ardhshëm dhe figurë kapiteni, që mund të sjellë eksperiencë, autoritet dhe stabilitet në mesfushën madrilene. Fituesi i Topit të Artë konsiderohet profili ideal për të udhëhequr gjeneratën e re në “Santiago Bernabéu”.

Rodri ka pranuar më herët se do ta konsideronte një rikthim në Spanjë, ndërsa e ardhmja e Pep Guardiolës në Manchester City mbetet e paqartë. Kjo situatë e bën verën e ardhshme një moment kyç për Real Madridin, i cili po monitoron nga afër zhvillimet në “Etihad”.

Në rast se Guardiola largohet, City mund të hyjë në një fazë rindërtimi, çka do ta bënte më të vështirë mbajtjen e yjeve kryesorë. Real Madridi shpreson ta shfrytëzojë këtë situatë për të bindur Rodrin të rikthehet në La Liga dhe të bëhet shtyllë e projektit afatgjatë të klubit.

Megjithatë, Manchester City nuk pritet ta lëshojë lehtë një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, duke e bërë këtë një nga sagat më interesante të merkatos së verës. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz