Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Bajraktari nga Drenasi, pas ndarjes nga jeta të më të dashurit të tyre, Lirim Z. Bajraktari, i cili humbi jetën si pasojë e një aksidenti rrugor, shkruan Drenica Press.
Në emër të Komunës së Drenasit dhe në emrin e tij personal, kryetari Lladrovci u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, miqve dhe të afërmve të të ndjerit, duke ndarë dhimbjen me ta në këto momente të vështira.
Ai theksoi se humbja e një të riu është një dhimbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për gjithë qytetin, duke shprehur solidaritet dhe mbështetje për familjen Bajraktari në këtë kohë zie.
Zoti e mëshiroftë të ndjerin!