back to top
Saturday, February 7, 2026
BallinaLajmeÇka kërkoi Haradinaj në ShBA? – E zbulon Besnik Tahiri!

Çka kërkoi Haradinaj në ShBA? – E zbulon Besnik Tahiri!

Të ngjajshme

Kivi ndihmon kundër aciditetit në trup

Shumica dërmuese e njerëzve kanë pH të gjakut që...

Lista Serbe në ShBA ankohet për veprimet e Qeverisë Kurti

Anëtari i Listës Serbe, Dalibor Jevtic, ka njoftuar për...

Pejë: Aksidentohen ndërmjet vete një veturë dhe një motoçikletë

Një aksident rafiku ka ndodhur pasditën e sotme, në...

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Besnik Tahiri, ka folur rreth vizitës për Lutjet e Mëngjesit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Aty tha se kryetari i partisë së tij, Ramush Haradinaj, kërkoi edhe njëherë anëtarësimin e Kosovës në NATO, dhe nevojën e Kosovës për Departamentin e Shtetit.

“Në State Department po ashtu ishte porosia e njëjtë, por aty ishte kryesisht kontekst politik, pra me e ndihmu Kosovën në aspektin politik, me e shty, me e ndërtu këtë marrëdhënie”, tha Tahiri në Info Magazine të Klan Kosovës.

“Fatkeqësisht ju e dini që partneriteti strategjik me Kosovën me këtë qeveri është anuluar dhe ky është një problem, dhe aty argumentuam në aspektin politik që Kosova ka nevojë për Departamentin e Shtetit, për prezencën, për një ambasador të ri e kështu me radhë”.

“Në Kongres kanë qenë, shumë takime kemi pasur në Kongres, shumicën prej tyre as i kemi postu në rrjetet sociale, po janë dy që po du me i nda, jo për arsye të fuqisë, por për shkak të funksioneve.

“I pari ishte me kryetarin e nënkomisionit për Evropë, kongresmenin Heath Self, i cili e përcjell në Kongres këtë temë dhe të njëjtën porosi e patëm edhe për kongresmenin Self, i cili po ashtu është republikan dhe ka marrëdhënie shumë të fuqishme me presidentin Trump, në mënyrë që edhe aspekti politik, pra Kongresi është Dhoma e Përfaqësuesve, dhe aty të adresohet”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz