Policia e Kosovës ka raportuar se një person dyshohet se është sulmuar me thikë nga disa persona të paidentifikuar në Prishtinë.
Siç thuhet në raportin 24-orësh, viktima është duke marrë tretman mjekësor.
Personat e dyshuar gjenden në arrati, ndërsa rasti po hetohet nga Policia.
“LËNDIM I RËNDË TRUPOR
Prishtinë 06.02.2026 – 20:38. Viktima mashkull kosovar, është duke marrë tretman mjekësor, pasi që i njëjti dyshohet se është sulmuar fizikisht me thikë, nga person-a të dyshuar të paidentifikuar të cilët gjenden në arrati. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin 24-orësh të policisë.