back to top
Saturday, February 7, 2026
BallinaLajme5 gjyqtarëve të Kushtetueses u skadon mandati më 2027, rrezikohet kuorumi

5 gjyqtarëve të Kushtetueses u skadon mandati më 2027, rrezikohet kuorumi

Të ngjajshme

31 të vrarë nga sulmi vetëvrasës në një xhami në Pakistan

Në një prej sulmeve më vdekjeprurëse në vitet e...

Leonora ia thotë troç Albës: Dil dhe pështillu jashtë shtëpisë

Opinionistja Leonora Jakupi ka ndarë mendimin e saj lidhur...

Valdrin Sahiti ka dy fjalë për vendimin e Albës

Alba Pollozhani ka befasuar publikun me vendimin e saj...

Vendimet e saj ishin përcaktuese në daljen nga kriza e pafundme politike të vitit të kaluar.

Gjykata Kushtetuese, si autoriteti më i lartë për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmerisë së ligjeve me të, aktualisht ka 7 gjyqtarë që marrin vendime.

Por 5 prej kanë mandat vetëm deri në muajin gusht të vitit të ardhshëm.

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, zëvendësi i tij Safet Hoxha dhe gjyqtarët Bajram Ljatifi, Radomir Laban e Remzije Istrefi Peci, janë dekretuar më 9 gusht 2018 dhe mandati i tyre është 9 vjecar.

Ndërkohë që Enver Peci si gjyqtar i kësaj gjykate kishte ardhur në dhjetor të 2022 e Jeton Bytyqi gjatë 2024.

Në një përgjigje të Gjykatës Kushtetuese, ku edhe janë ofruar këto të dhëna thuhet se nëse Kuvendi dështon të zgjedhë gjyqtarët e rinj, Gjykata nuk do të ketë mundësi të marrë vendime.

“Në rast të dështimit të zgjedhjes së gjyqtarëve kushtetues nga Kuvendi i Kosovës sipas afateve të parashikuara, Gjykata mund të humb kuorumin për vendimmarrje në gusht të vitit 2027, kur edhe skadon mandati i (5) pesë gjyqtarëve aktualisht në detyrë”, thuhet nga Gjykata Kushtetuese.

Sipas ligjit për Gjykatën Kushtetuese, procedura për emërimin e gjyqtarit të ri, fillon të paktën tre (3) muaj para përfundimit të mandatit të rregullt të gjyqtarit paraprak, por kryetari i Kushtetueses duhet të e njoftoj Kuvendin gjashtë muaj para përfundimit të mandatit të gjyqtarit.

Por, në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se Kuvendi fillimisht duhet të zgjedhë 2 gjyqtarët që nuk arritën të zgjidhen vite më parë e pastaj të nisin procedurat për të tjerët.

“Gjykata Kushtetuese aktualisht është në mungesë të dy gjytqarëve të zgjedhur dhe për këtë arsye ndër veprimet e para të Kuvendit të Kosovës është zgjedhja e dy gjyqtarëve të rinj të Gjykatës Kushtetuese dhe që procesi në rastin konkret bazuar në Kushtetutën dhe ligjin për gjykatën Kushtetuese duhet të jetë një proces i drejtë dhe të mos vijnë persona që janë politikisht të përfshirë dhe që janë profesionist”, u shpreh hulumtues i IKD-së, Gëzim Shala.

Gjyqtarët e Kushtetueses, shpesh kanë qenë cak i kritikave nga ana e partisë në pushtet, për shkak të rrëzimit të ligjeve, duke i shpallur të kundërligjshme.

Kushtetuesja, përbëhet nga 9 anëtarë, por 2 nga ta ende nuk kanë arritur të zgjidhen, meqë nuk morën votat e mjaftueshme të deputetëve kur u hodhën në votim në Kuvend./RTVDukagjini/

Të Fundit

Sport

ShowBiz