BallinaLajmeApeli anulon vendimin për paraburgimin e 9 të dyshuarve për manipulim votash...

Apeli anulon vendimin për paraburgimin e 9 të dyshuarve për manipulim votash në Prizren

Të ngjajshme

Herolind Shala ia bën sefte me gol në futbollin kosovar

Në një ndeshje vendimtare të Ligës së Parë, Feronikeli...

Ish-zyrtari amerikan: Lufta në Iran do t’i riformësojë dinamikat para samitit Trump-Xi

Një takim i shumëpritur mes presidentit amerikan, Donald Trump,...

Washington Post: SHBA-të përgatiten për sulme disa-javore tokësore në Iran

Departamenti Amerikan i Luftës raportohet se po harton plane...

E dhimbshme, shuhet ikona e rock-ut

Ross Friedman, i njohur për publikun si “Ross the...

Gjykata e Apelit ka anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj nëntë personave të dyshuar për manipulim me vota, duke e kthyer lëndën në rivendosje për rishqyrtim.

Të dyshuarit D.Sh., J.H., S.B., A.L., Q.K., A.V., F.L., M.H. dhe G.P. dyshohen për përfshirje në manipulimin e procesit të votimit, mirëpo Apeli ka konstatuar shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale në vendimin e shkallës së parë.

Sipas Apelit, gjyqtarja e procedurës paraprake nuk ka dhënë arsyetim të qartë dhe konkret lidhur me ekzistimin e dyshimit të bazuar, si kriter kyç për caktimin e paraburgimit. Në aktvendimin e Themelores janë listuar provat, por pa u analizuar apo konkretizuar veprimet individuale të secilit të pandehur.

Gjykata e Apelit ka theksuar se mungon sqarimi se mbi cilat prova është vërtetuar mospërputhja e numrit të votave, si dhe mungon një trajtim analitik i standardit të “dyshimit të bazuar”. Sipas saj, një vlerësim formal dhe jo substancial i provave cenon të drejtën e të pandehurve për një vendim të drejtë dhe të arsyetuar.

Po ashtu, Apeli ka vlerësuar se shkalla e parë ka përmendur vetëm peshën e veprës penale, pa argumentuar me fakte dhe prova konkrete rrezikun e përsëritjes së veprës, duke theksuar se pesha e veprës nuk mund të jetë e vetmja bazë për caktimin e paraburgimit.

Në këto rrethana, Apeli e ka vlerësuar të domosdoshme anulimin e vendimit dhe kthimin e çështjes në rivendosje. Gjykata Themelore është udhëzuar që në procedurën e re të bëjë një analizë të plotë dhe të detajuar të provave dhe të arsyetojë qartë nëse ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, duke u mbështetur në prova konkrete dhe të argumentuara.

Ndryshe, hetimet dhe intervistimi i të dyshuarëve po vazhdon në të gjithë Kosovën.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz