back to top
Friday, February 6, 2026
BallinaLajmeTahiri nga Lutjet e Mëngjesit: Kosova e bekuar me marrëdhënie të veçanta...

Tahiri nga Lutjet e Mëngjesit: Kosova e bekuar me marrëdhënie të veçanta me SHBA-n

Të ngjajshme

Përplasje e hapur? Saudi Pro League reagon pas protestës së Ronaldos

Saudi Pro League ka publikuar një deklaratë zyrtare në...

Atletiko Madrid përfundon ”stervitjen” me Betisin në Kupën e Spanjës

Atletiko Madrid ka kaluar pa snjë problem në gjysmëfinalen...

Djimsiti drejt gjysmëfinales, Zhegrova pa ndikim – Atalanta eliminon Juventusin nga Coppa Italia

Atalanta ka siguruar kualifikimin në gjysmëfinale të Coppa Italia,...

Kuvendi i Prishtinës të premten mblidhet për buxhetin e vitit 2026

Kuvendi Komunal i Prishtinës do të zhvillojë nesër, të...

Besnik Tahiri nga Aleanca pwr Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka deklaruar se Lutjet e Mëngjesit në Washington këtë vit janë ndër më të mëdhatë e mbajtura ndonjëherë, me pjesëmarrjen e rreth 3,500 personaliteteve dhe liderëve nga mbi 100 vende të botës.

Tahiri ka shkruar nw Facebook se ky organizim i rëndësishëm ndërkombëtar përcjell një mesazh të fuqishëm për paqe në mbarë botën, duke e cilësuar atë si një ngjarje me rëndësi të veçantë globale.

Për raportet e Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ai tha se Kosova është e bekuar që ka marrëdhënie të veçanta me SHBA-në, të cilat, sipas tij, duhet të ruhen dhe të forcohen përgjithmonë.

“Lutjet e Mëngjesit në Washington këtë vit janë ndër më të mëdhatë, me pjesëmarrjen e rreth 3,500 personaliteteve dhe liderëve nga mbi 100 vende të botës, duke përcjellë një mesazh të fuqishëm për paqe në mbarë botën. Kosova është e bekuar që ka marrëdhënie të veçanta me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një lidhje që duhet ta ruajmë dhe ta forcojmë përgjithmonë. Mëngjesi i sivjetmë i lutjeve mbahet në vitin e shënimit të 250-vjetorit të miratimit të Deklaratës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, të vitit 1776. Po e potencojë këtë pasi për pak ditë ne do të festojmë 18 vjetorin e pavarësisë së 🇽🇰, që erdhi fal mbështetjës së fortë të Amerikës”, ka shkruar ai. /Gazeta Express

Të Fundit

Sport

ShowBiz