Policia e Kosovës në Vushtrri, në bazë të një urdhërese të lëshuar nga Gjykata kompetente, ka kontrolluar gjashtë shkolla në territorin e Komunës së Vushtrrisë.
Aty kanë gjetur dhe sekuestruar një boks hekri dhe tri thika, shkruan lajmi.net.
“Lidhur me rastet janë ndërmarrë veprimet e nevojshme policore, në koordinim me institucionet përkatëse. Policia do të vazhdojë me aktivitete parandaluese me qëllim të ofrimit të sigurisë në ambientet shkollore dhe ruajtjes së rendit dhe qetësisë publike”, ka njoftuar Policia./Lajmi.net/
Njoftimi i plotë: