BallinaSportBallkani vazhdon përforcimet, zyrtarizon mesfushorin bullgar Stanislav Petkov

Ballkani vazhdon përforcimet, zyrtarizon mesfushorin bullgar Stanislav Petkov

Të ngjajshme

FC Ballkani ka vazhduar të jetë aktiv në afatin kalimtar, duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit bullgar Stanislav Petkov.

Klubi nga Suhareka ka arritur marrëveshje me lojtarin 21-vjeçar, i cili pritet të jetë një përforcim i rëndësishëm për repartin e mesfushës.

Petkov vjen me një përvojë të vlefshme nga kampionatet bullgare dhe sllovene, ku së fundmi ishte pjesë e skuadrës Tabor Sežana. Ai aktivizohet si mesfushor defensiv, rol në të cilin shquhet për agresivitetin, disiplinën taktike dhe aftësitë e mira mbrojtëse.

Drejtuesit e Ballkanit besojnë se profili i tij do t’i japë më shumë stabilitet dhe balancë ekipit, ndërsa vlera e tij në treg është në rritje, çka e bën transferimin edhe më premtues për të ardhmen.

Me këtë lëvizje, klubi konfirmon ambiciet e tyre për të ndërtuar një skuadër sa më konkurruese për sfidat e sezonit të ri. /GazetaExpress

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz