back to top
Thursday, February 5, 2026
BallinaLajmeTrump përmend Kosovën dhe Serbinë si konflikt që e ka përfunduar në...

Trump përmend Kosovën dhe Serbinë si konflikt që e ka përfunduar në fjalimin e Lutjeve të Mëngjesit

Të ngjajshme

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka publikuar një video nga fjalimi i Presidentit amerikan Donald Trump gjatë ngjarjes tradicionale National Prayer Breakfast në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përmes një postimi, Hoxhaj ka theksuar se Kosova vazhdon të jetë në mendje dhe në zemër të Presidentit Trump, duke e cilësuar pjesëmarrjen e tij në këtë ngjarje si kënaqësi të veçantë.

“Kosova është sërish në mendje dhe në zemër të Presidentit Trump gjatë Lutjeve të Mëngjesit. Kënaqësi të isha pjesë e kësaj ngjarjeje”, ka shkruar Hoxhaj, duke shpërndarë edhe pamje nga fjalimi i Trump.

Ngjarja e Lutjeve të Mëngjesit mbledh çdo vit liderë politikë, diplomatë dhe përfaqësues institucionalë nga mbarë bota, ndërsa përmendja e Kosovës nga Presidenti amerikan shihet si sinjal i vazhdueshëm i vëmendjes së SHBA-së ndaj rajonit dhe vendit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz