BallinaLajmeKryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë takon shefin e EULEX-it për bashkëpunim...

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë takon shefin e EULEX-it për bashkëpunim në drejtësi dhe transparencë

Të ngjajshme

SPAK, mbroje nga babëzia margaritarin e Vlorës!

Shkruan: Arben Malaj Sot Vlora dhe mbarë Shqipëria ndodhen përpara...

Kurti përkujton masakrën e Izbicës: Plagët mbeten të hapura…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar përvjetorin e...

Pas largimit të Oravit, BE-ja me u.d në Kosovë/ Kush është Eva Palatova

Pas përfundimit të mandatit të Aivo Orav, Eva Palatova...

Kryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Ngadhnjim Arrni, ka pritur në takim shefin e Njësisë së Monitorimit të EULEX-it, Hubert van Eck Koster.

Zyrtari i EULEX në këtë takim ka shkuar për të diskutuar kërkesën për “sigurimin e aksesit të mëtejshëm të papenguar për monitoruesit e drejtësisë, si dhe për temat që lidhen me trajtimin e rasteve të korrupsionit dhe krimit të organizuar”.

Në një njoftim, gjykata thotë se “qëllimi i takimit ishte urimi i Kryetarit Arrni për marrjen e detyrës së re, shprehja e mbështetjes institucionale, si dhe riafirmimi i bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet institucioneve”.

Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm “në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe transparencës në sistemin e drejtësisë”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz