back to top
Thursday, February 5, 2026
BallinaShowBizTrixa ndan një moment prekës, nëna e saj përfundon kimioterapinë e fundit

Trixa ndan një moment prekës, nëna e saj përfundon kimioterapinë e fundit

Të ngjajshme

Përleshje në qendër të Lipjanit, dy të lënduar – u përdor edhe thika

Një përleshje fizike ka ndodhur sot rreth orës 17:40...

Monaco merr një vendim për Pogban, e largon nga skuadra

AS Monaco ka marrë një vendim të rëndësishëm duke...

Gorani: Mbrojtja e Kushtetutës po definohet si akt jo patriotik

Ish-deputeti Dukagjin Gorani sonte në emisionin “Rubikon” në Klan...

Trixa ndan një moment prekës, nëna e saj përfundon kimioterapinë e fundit

Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj një...

Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj një nga momentet më emocionale të jetës përmes një Instastory.

Këngëtarja tregoi se mamaja e saj ka përfunduar zyrtarisht seancën e fundit të kimioterapisë, një hap shumë i rëndësishëm në betejën e saj shëndetësore, shkruan Indeksonline.

Ajo rrëfeu se infermieret e surprizuan mamanë e saj me zile, brohoritje dhe shumë dashuri, duke kthyer atë çast në një kujtim që, siç shënoi ajo, do ta mbajë në zemër përgjithmonë. Emocionet ishin aq të forta, sa të gjithë shpërthyen në lot.

“E dimë që udhëtimi nuk ka mbaruar ende, por ky ishte një hap i madh, i vështirë dhe i shenjtë, dhe po e lejojmë veten ta festojmë,” shkroi ajo.

Trixa shprehu mirënjohje të thellë për stafin mjekësor, infermieret, mjekët, si edhe për çdo lutje, mesazh dhe mbështetje që familja ka marrë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Sot më dukej si dritë,” përfundon ajo mesazhin e saj prekës./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz