back to top
Thursday, February 5, 2026
BallinaSportStambolli shpërthen për Kantén! Pritje spektakolare për yllin e Fenerbahçes

Stambolli shpërthen për Kantén! Pritje spektakolare për yllin e Fenerbahçes

Të ngjajshme

Përleshje në qendër të Lipjanit, dy të lënduar – u përdor edhe thika

Një përleshje fizike ka ndodhur sot rreth orës 17:40...

Monaco merr një vendim për Pogban, e largon nga skuadra

AS Monaco ka marrë një vendim të rëndësishëm duke...

Gorani: Mbrojtja e Kushtetutës po definohet si akt jo patriotik

Ish-deputeti Dukagjin Gorani sonte në emisionin “Rubikon” në Klan...

Trixa ndan një moment prekës, nëna e saj përfundon kimioterapinë e fundit

Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit e saj një...

Mesfushori i njohur francez N’Golo Kanté ka mbërritur zyrtarisht në Stamboll për t’u bashkuar me Fenerbahçen, pas transferimit nga klubi saudit Al Ittihad.

Një nga përforcimet më të mëdha të verdhebluve gjatë afatit të dimrit, Kanté zbarkoi në aeroportin “Sabiha Gökçen” me aeroplan privat nga Arabia Saudite, i shoqëruar nga anëtarë të Bordit drejtues të klubit.

Në dalje të terminalit, mijëra tifozë të Fenerbahçes ishin mbledhur për ta pritur yllin francez me brohoritje dhe flakadanë, duke krijuar një atmosferë spektakolare. Për shkak të interesimit të madh, autoritetet kishin ndërmarrë masa të shtuara sigurie.

Pas mbërritjes, Kanté përshëndeti tifozët përpara se të largohej me një automjet privat të siguruar nga klubi drejt hotelit, ndërsa prania e tij ndezi entuziazmin në Stamboll dhe konfirmoi pritshmëritë e larta që ka klubi dhe tifozëria.

Fenerbahçe ka bërë të ditur se negociatat me mesfushorin francez janë përmbyllur me sukses dhe palët kanë arritur një marrëveshje 2.5-vjeçare.

Kanté, kampion bote me Francën dhe fitues i Ligës së Kampionëve, Premier League dhe shumë trofeve të tjerë madhorë, pritet t’i bashkohet stërvitjeve të ekipit pas përfundimit të kontrolleve mjekësore. /GazetaExpress

Të Fundit

Sport

ShowBiz