back to top
Wednesday, February 4, 2026
BallinaLajmeA është prishur koalicioni me Faton Pecin? Flet Gëzim Plakolli i LDK-së

A është prishur koalicioni me Faton Pecin? Flet Gëzim Plakolli i LDK-së

Të ngjajshme

Milan dhe Bournemouth arrijnë marrëveshje të përhershme për mbrojtësin spanjoll

Bournemouth ka arritur marrëveshje me Milanin, për transferimin e...

Përfundon sezoni i gjuetisë në Kosovë, kërkohet vigjilencë për mbrojtjen e kafshëve

Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve njofton se sezoni...

Prishja e koalicionit me LDK-në, Peci: Unë kam qenë tepër bashkëpunues…

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci,...

Vendoset pllaka përkujtimore për viktimat e “Natës së Tmerrit” në Mitrovicë

Sot është vendosur një pllakë përkujtimore e viktimave të...

Koalicioni mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Mitrovicë të Jugut duket se është në prag të lëkundjes.

Kryetari i degës së LDK-së në këtë komunë, Gëzim Plakolli, ka deklaruar se deri më tani nuk ka pasur zyrtarisht prishje të koalicionit, por nuk e ka përjashtuar mundësinë që diçka e tillë të ndodhë gjatë ditës.

“Ende nuk ka diçka konkrete, por besoj se gjatë ditës mund të ndodhë diçka. Në momentin që ndodh, do ta keni prononcimin tim në llogarinë time në Facebook”, ka thënë shkurt Plakolli për Indeksonline.

Ndërkohë, anëtarët e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, këtë të mërkurë, kanë pranuar një mesazh ku thuhet se koalicioni me Listën GUXO në këtë komunë është ndërprerë.

Mesazhi, i publikuar nga Klan Kosova, u është dërguar anëtarëve të Kryesisë së Degës së LDK-së dhe në të thuhet:

“Të nderuar anëtarë të Kryesisë,
Ju njoftoj se në mbledhjen e Kryesisë së Degës, të mbajtur më 02.02.2026 në ora 19:45, me shumicë votash është marrë vendimi për ndërprerjen e koalicionit me Listën GUXO.

Ky është vendim kolegjial dhe zyrtar i Kryesisë së Degës, i marrë në përputhje të plotë me Statutin dhe rregullat e LDK-së.

Si çdo vendim i Kryesisë, edhe ky vendim është obligativ për të gjithë ne dhe duhet të respektohet e zbatohet nga secili anëtar, në funksion të unitetit, seriozitetit dhe dinjitetit të Degës sonë.

Ju falënderoj për bashkëpunimin dhe korrektësinë tuaj.”

Ndryshe, gjatë ditës së martë është zhvilluar një takim mes ministrit Faton Peci dhe kryetarit të degës së LDK-së në Mitrovicë, Gëzim Plakolli, por mbetet e paqartë nëse në këtë takim është diskutuar konkretisht për koalicionin mes dy subjekteve politike.

Të Fundit

Sport

ShowBiz