back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeKomandanti i KFOR-it vlerëson kontributin e Mbretërisë së Bashkuar në sigurinë e...

Komandanti i KFOR-it vlerëson kontributin e Mbretërisë së Bashkuar në sigurinë e Kosovës

Të ngjajshme

Abazi flet për Lajçakun: E tërhiqte Kurtin drejt humnerës për Kosovën

Haki Abazi, ish-zëvendëskryeministër i Kosovës ka folur në lidhje...

Polonia paralajmëron hetim për dosjet e Epstein-it

Polonia njoftoi se do të nisë një hetim mbi...

Derbi i Londrës: Saka konfirmohet jashtë sfidës ndaj Chelseat

Arsenali ka marrë një goditje të rëndë para ndeshjes...

Dokumentet për Epstein sjellin pasoja, shuhet fondacioni i ish-dukeshës së Jorkut

Organizata bamirëse e Sarah Ferguson, e njohur si Sarah’s...

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti në takim komandantin e Brigadës së 3-të Sulmuese të Zbulimit të Thellë, gjeneralin David Glendenning, në shtabin e KFOR-it në kampin “Film City”.

Në njoftimin e KFOR-it thuhet se gjatë takimit, gjeneralët shkëmbyen pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e gjerë.

Ulutaş shprehu gjithashtu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributin e vlefshëm të Mbretërisë së Bashkuar në misionin KFOR.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” thuhet në njoftim.

Të Fundit

Sport

ShowBiz