Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me Presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio.
Sipas një komunikate nga Presidenca e Kosovës, në këtë takim është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve, me qëllim të përfitimit të qytetarëve të të dyja vendeve dhe adresimit të sfidave të përbashkëta.
Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për ndërtimin e partneriteteve të forta dhe të qëndrueshme me shtete në mbarë botën, duke nënvizuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar në fusha me interes të ndërsjellë.
Takimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve dhe takimeve bilaterale të Presidentes Osmani gjatë vizitës së saj në Emiratet e Bashkuara Arabe. /Lajmi.net/