back to top
Tuesday, February 3, 2026
BallinaLajmeE.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë...

E.K. nga Peja dënohet me tri vite burg dhe 800 euro gjobë për vjedhje

Të ngjajshme

Barça kthehet në kohë, rikujton golin e Messit ndaj Albacetes para ndeshjes së sotme

Barcelona do të luajë ndeshjen çerek-finale të Kupës së...

Përplasje mes veturave në Rastavicë të Deçanit, një i lënduar përfundon në QKMF

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Rastavicë të...

Unitedi shqyrton Tonalin si pasues afatgjatë të Casemiros

Manchester United është nxitur të shqyrtojë seriozisht transferimin e...

Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 31-vjeçarit në lumin Mat, FSK lëshon dron

Prej 25 ditësh po kërkohet për gjetjen e trupit...

Gjykata Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni Penal, me gjyqtaren e vetme gjykuese Blerta Kelmendi, ka shpallur aktgjykimin përmes video-lidhjes/video-incizimit, ndaj të pandehurit E.K., për veprat penale “Vjedhje e rëndë” dhe “Vjedhja”.

Gjykata e ka shpallur të pandehurin fajtor për pikat III dhe IV të aktakuzës dhe pas unifikimit të dënimeve e ka dënuar me dënim unik me gjobë 800 (tetëqind) euro dhe dënim unik me burgim në kohëzgjatje prej 3 (tri) vite e 4 (katër) muaj, në të cilin i llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 02.07.2025.

“Për pikat I, II dhe V të aktakuzës, gjykata ka refuzuar akuzën në bazë të dispozitave ligjore përkatëse, meqenëse Prokurori i Shtetit ka hequr dorë nga aktakuza”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Aty thuhet se kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej 30 (tridhjetë) ditësh nga dita e pranimit të aktgjykimit me shkrim. /IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz