Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 në fshatin Shakovicë të Podujevës.
Në këtë aksident janë përfshirë tre automjete dhe kanë pësuar lëndime katër persona, shkruan lajmi.net.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Mbrëmë, rreth orës 21:00, në fshatin Shakovicë të Podujevës ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë tre automjete. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë pësuar lëndime. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor, ndërsa me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rajonal”, ka thënë Ahmeti. /Lajmi.net/