Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka bërë të ditur se rundi i ri i bisedimeve trepalëshe me Rusinë dhe ShBA-në, është caktuar të mbahet këtë javë, sikurse herën e parë, në Emiratet e Bashkuara Arabe.
Sipas tij, takimi do të mbahet më 4 dhe 5 shkurt, për çka dje tha se ekziston një marrëveshje për një gjë të tillë.
Kujtojmë se cikli i bisedimeve vjen pas sulmeve ajrore vdekjeprurëse të Rusisë ndaj objekteve civile.