back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaSportSezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të nisë në mënyrë të pazakontë, pasi më shumë se gjysma e ekipeve do ta fillojnë kampionatin me pikë negative.

Këto penalizime janë vendosur si pasojë e shkeljeve të shumta të lidhura me korrupsionin, të cilat datojnë që nga viti 2012, shkruan IndeksOnline.

Sipas autoriteteve përkatëse të futbollit në Kinë, hetimet shumëvjeçare kanë zbuluar manipulime ndeshjesh, ryshfete, shkelje financiare dhe ndërhyrje të paligjshme në administrimin e klubeve.

Si rezultat, disa skuadra janë dënuar me zbritje pikësh që do të aplikohen që në javën e parë të sezonit të ri.

Shanghai Shenhua dhe Tianjin Jinmen Tiger nisin sezonin me –10 pikë, duke u vendosur që në start në zonën e rënies.
Ndërkohë, Qingdao Hainiu starton me –7 pikë, ndërsa Henan dhe Shandong Taishan me –6 pikë.

Dënime me –5 pikë kanë marrë gjithashtu Beijing Guoan, Shanghai Port, Wuhan Three Towns dhe Zhejiang, duke e bërë luftën për mbijetesë të ashpër që përpara se të luhet edhe një ndeshje e vetme.

Në kontrast të plotë, skuadrat si Chengdu Rongcheng, Chongqing Tonglianglong, Dalian Yingbo dhe Liaoning Tieren e nisin sezonin nga zero pikë, duke përfituar ndjeshëm nga penalizimet masive të rivalëve.

Federata Kineze e Futbollit ka deklaruar se këto masa janë të domosdoshme për të rikthyer integritetin, transparencën dhe besimin e publikut në futbollin vendas, duke theksuar se nuk do të ketë tolerancë ndaj korrupsionit, pavarësisht emrit apo historisë së klubit.

Sezoni 2026 pritet të jetë një nga më të pazakontët në historinë e Superligës Kineze./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz