back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeFaton Peci prej disa orësh në intervistim tek Prokuroria Speciale, Fitore Pacolli...

Faton Peci prej disa orësh në intervistim tek Prokuroria Speciale, Fitore Pacolli u intervistua dje

Të ngjajshme

FSK organizon trajnime dhe vlerësime praktike për kadetët në Badovc dhe Koliq

Komuna e Prishtinës njofton qytetarët për dy aktivitete të...

OBSH-ja sheh rrezik të ulët të përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë

Ekziston një rrezik i ulët i përhapjes së virusit...

Ilir Ferati në 16-vjetorin e shuarjes së Fadilit: Rruga dhe ideali i tij vazhdon përmes nesh

Sot shënohet 16-vjetori i shuarjes së Fadil Feratit, ish-kryetarit...

Lookman drejt largimit nga Atalanta, pritet t’i bashkohet gjigantit evropian

Ademola Lookman është afër largimit nga Atalanta. Sipas Fabrizio Romanos,...

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Faton Peci është duke u intervistuar në cilësinë e të dyshuarit në Prokurorinë Speciale.

Edhe pse nga Prokuroria Speciale nuk janë dhënë detaje, raportohet se Peci po merret në pyetje për grantet e ndara nga Ministria e Bujqësisë në kohën sa ai udhëhiqte me këtë dikaster qeveritar.

Intervistimi i ish-ministrit të Bujqësisë është duke vazhduar prej disa orësh.

Prokuroria Speciale ka intensifikuar hetimet për “grantet” e Ministrisë së Bujqësisë, nga të cilat dyshohet se përfituan familjarë të pushtetarëve, përfshirë vëllain e ish-deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Në kuadër të thellimit të hetimeve për këtë rast, Paparaci raporton se Prokuroria Speciale ka intervistuar të enjten ish-deputeten Pacolli.

Afera e granteve të Ministrisë së Bujqësisë “shpërtheu” në nëntorin e vitit 2024, kur eksponentë opozitarë hodhën dyshime për keqpërdorimin e qindra mijëra eurove në emër të granteve në bujqësi.

Sipas denoncimeve që erdhën nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Ministria e Bujqësisë i kishte dhënë grant në vlerë rreth 100 mijë euro kompanisë “Alda Farm Ria” në pronësi të Blerim Pacolli, vëllait të ish-kryetares së Komisionit Parlamentar për Bujqësi, Fitore Pacollit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz