BallinaLajmeKriza energjetike- Më 2021, Kurti “Mbrëmë jam ngrohur me batanije”, Kurti më...

Kriza energjetike- Më 2021, Kurti “Mbrëmë jam ngrohur me batanije”, Kurti më 2026 “Temperaturat nëpër dhoma i kemi dukshëm më të nalta”

Të ngjajshme

Vdekja e tre kosovarëve në Vjenë: Urdhërohet autopsia, kërkohet përgjegjësi për rastin

Tre kosovarë humbën jetën në një kantier ndërtimi. Bëhet fjalë...

Këta janë 25 kandidatët për dy vende bosh në Gjykatën Kushtetuese

Të martën, më 17 mars, ka përfunduar afati i...

Zbulohet vendbanim ilir në Lushnjë

Një tjetër vendbanim Ilir është zbuluar në Lushnjë. Gërmimet arkeologjike...

Më 2021 kur edhe kishte pranuar mandatin, Kryeministri tani në detyrë Albin Kurti ankohej për situatën e krijuar energjetike në vend.

Madje Kurti në dhjetor 2021 deklaronte hapur se një natë më parë në shtëpi ishte ngrohur me batanije.

“Mbrëmë, kur kam shkuar vonë në shtëpi, jam ngrohur vetëm me batanije”, deklaroi Kurti.

Kurti deklaroi se do të bëjnë krejt çka dinë e munden për t’u dalë në ndihmë qytetarëve të vendit.

“Do të bëjmë krejt çka dimë e mundemi për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në këtë krizë. E dimë që për shkak të varfërisë së përhapur, edhe kur çmimet janë të lira, për ta nuk janë të lira. Një pjesë të popullsisë e kemi që brez pas brezi nuk kanë dalë nga varfëria.Ne nuk kursejmë për qytetarët, por kërkojmë që ata të kursejnë për ne”, tha Kurti, transmeton lajmi.net.

E për dallim nga atëherë, Kurti dje pati një tjetër deklarim.

Gjatë një vizite në “Innovation Centre Kosovo”, Albin Kurti mbajti një fjalim, ku ndër tjerash foli edhe për energjinë.

Ai tha se nëpër shtëpi, qytetarët i kanë dhomat shumë më ngrohtë se që duhet.

Derisa dje KESCO kërkoi nga ZRRE shtrenjtimin e rrymës plus 21%, Kurti jepte deklarata se sa ngrohtë e kanë qytetarët nëpër shtëpi.

“Temperaturat nëpër dhoma i kemi dukshëm më të nalta sesa është normale, kemi qef nxehtë. Sa i përket konsumit neve na duhet me menaxhu ngrohjen, sa i përket rritjes ekonomike kjo ka me kërku energji”, ka thënë ai./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz