back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaSportGjithçka që duhet të dini rreth shortit të play-offit në Ligën e...

Gjithçka që duhet të dini rreth shortit të play-offit në Ligën e Kampionëve

Të ngjajshme

Asllani arrin në Turqi, del fotoja e parë

Kristjan Asllani është lojtari më i ri i Beshiktashit. Ai...

Petrol Company po sfidon tregun me çmime të ulëta të karburanteve

Çdo mëngjes kur zgjohesh, çmimet janë rritur. Çdo drekë...

Sot do të hedhet shorti i fazës së play-offit në Ligën e Kampionëve.

Fazë kjo e cila vendos 16 klubet që kanë përfunduar jashtë top 8-shes, përballë njëra-tjetrës për të siguruar vendin në raundin e 1/8-tave.

Shorti i sotëm do të tregojë edhe përballjet eventuale për fazën tjetër.

Ekipet e shortuara (seeded) janë:
Real Madrid, Inter, Paris, Newcastle, Juventus, Atletico Madrid, Atalanta dhe Bayer Leverkusen.

Ndërsa ekipet jo të shortuara (unseeded):
Borussia Dortmund, Olympiacos, Club Brugge, Galatasaray, Monaco, Qarabağ, Bodø/Glimt dhe Benfica.

Sipas rregullores, skuadrat do të përballen bazuar në pozicionet e tyre në fazën e ligës, me ekipet e renditura më lart që do të luajnë, në parim, ndeshjen e kthimit në shtëpi. Nuk ka kufizime për përballje mes ekipeve nga e njëjta federatë apo kundër kundërshtarëve të fazës së ligës.

Kujtojmë se shorti i play-offit në Ligën e Kampionëve, do të hidhet sot në orën 12:00 në Nyon të Zvicrës./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz