BallinaJetëAKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Të ngjajshme

Ghalibaf: Iranianët preferojnë të vdesin sesa të dorëzohen

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammed Bagher Ghalibaf, ka...

Arrestohet një person për sulm dhe dhunë në familje në Shtime

Më datën 06.05.2026, rreth orës 12:50, në stacionin policor...

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte për tërheqjen nga tregu të një qumështi për foshnje pas një alarmi të ardhur nga sistemi europian i sigurisë ushqimore RASFF. Gjatë kontrolleve zyrtare të kryera në Gjermani është konstatuar prania e substancës cereulide një toksinë e prodhuar nga bakteri Bacillus cereus në qumësht për foshnje, raporton Euronewsalbania.

Sipas AKU bëhet fjalë për produktin Aptamil 1 Pronutra 800 gram Advanced me numër artikulli 172911 dhe datë skadence 10 nëntor 2026. Trupat inspektuese janë angazhuar në terren për verifikimin dhe tërheqjen e menjëhershme të produktit nga tregu.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit u bën thirrje konsumatorëve që nëse e kanë blerë këtë qumësht për foshnje dhe e kanë ende në përdorim ta kthejnë atë në pikat e shitjes duke shmangur konsumimin Siguria ushqimore mbetet një sfidë e përbashkët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz