BallinaLajmeKQZ: Rinumërimi i votave ka përfunduar në 34 komuna, kanë mbetur edhe...

KQZ: Rinumërimi i votave ka përfunduar në 34 komuna, kanë mbetur edhe 312 vendvotime në 4 komuna

Të ngjajshme

Rayo fiton minimalisht ndaj Strasbourg

Rayo Vallecano siguroi një avantazh të ngushtë në gjysmëfinalen...

Kajtazi: Me kthimin e Thaçit në Kosovë ndryshon loja

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka dhënë detaje në lidhje me procesin e rinumërimit të votave.

Sipas KQZ-së, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, janë rinumëruar rreth 88% të vendvotimeve, apo gjithsej 2 mijë e 245 nga 2 mijë e 557 sosh.

Deri tani, 34 komuna kanë përmbyllur procesin.

“Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve sipas listës së vendvotimeve për të cilat KQZ ka marrë vendim që të rinumërohen. Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e enjte, 29 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar rreth 88% apo 2,245 nga 2,557 vendvotime. Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/  në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi”, ka njoftuar KQZ. /Lajmi.net/

Postimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz