back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaSport“Pse po shkon portieri?”, Pep Guardiola tregon se ishin në stres duke...

“Pse po shkon portieri?”, Pep Guardiola tregon se ishin në stres duke shikuar ndeshjen Benfica vs Real Madrid!

Të ngjajshme

Nën kërcënimin e thikës grabiten para nga një këmbimore në Pejë

Një grabitje raportohet të ketë ndodhur dje në Pejë. Dy...

Rrënqethëse: Londrimi e Klodi i bëjnë dhuratë figura që i kujtojnë Elijonës nënën dhe motrën

Elijona festoi ditëlindjen në një ambient magjik brenda shtëpisë...

Përfshihet nga zjarri një lokal tek “Rruga B” në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Ndahet nga jeta Asllan Osmani nga Buroja e Skenderajt ( FOTO)

Është ndarë nga jeta Asllan Bajram Osmani nga fshati...

Pep Guardiola ka treguar se do t’i dërgojë një mesazh falënderimi Jose Mourinhos pas fitores së Benficës ndaj Real Madridit, një rezultat që ndikoi drejtpërdrejt në kualifikim.

Trajneri spanjoll shpjegoi edhe situatën e diskutuar gjatë ndeshjes, kur portieri i Benficës, Trubin u bashkua në sulm në minutat e fundit, shkruan Indeksonline

“Po, sigurisht që do t’i dërgoj një mesazh. Ne ishim të gjithë aty (në dhomën e zhveshjes) dhe nuk e dinim që Benficës i duhej një gol për t’u kualifikuar. Prandaj njerëzit thoshin për portierin: ‘PSE po shkon përpara?! Qëndro në portë! Reali mund të barazojë dhe atëherë ne eliminohemi!’”, tregoi Pepi

Guardiola më pas shtoi me nota ironie se gjithçka ishte pjesë e një plani të menduar mirë nga Mourinho: “Ishte një strategji e mirë nga Jose, apo jo? Të shënonte golin e katërt.”

Me fitoren e Benficas, Manchester City u fut në top-8, kurse skuadra portugeze dhe spanjolle përfunduan në play-off./Indeksonline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz