Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, duke nderuar miliona viktima të pafajshme të vrara dhe të persekutuara gjatë kësaj tragjedie historike.
Përmes një postimi, Osmani theksoi rëndësinë e kujtesës kolektive dhe nevojën që e kaluara të mos harrohet kurrë, duke ritheksuar angazhimin për të qëndruar kundër të gjitha formave të urrejtjes dhe diskriminimit, shkruan IndeksOnline.
Presidentja vendosi kurorë lulesh pranë memorialit dedikuar Holokaustit, e shoqëruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.
“Ne nderojmë kujtimin e tyre dhe ripërtërijmë angazhimin tonë për të mos harruar kurrë të kaluarën dhe për të qëndruar kundër të gjitha formave të urrejtjes, sot dhe përgjithmonë,” ka shkruar Osmani.
Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit shënohet më 27 janar, në përvjetorin e çlirimit të kampit të përqendrimit Auschwitz-Birkenau në vitin 1945.
Kjo ditë u shpall nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, për të nderuar viktimat dhe për të forcuar angazhimin global kundër antisemitizmit, racizmit dhe formave të tjera të urrejtjes./IndeksOnline/
On International #HolocaustMemorialDay, we remember the millions of innocent victims murdered and persecuted during the Holocaust.
We honor their memory and renew our commitment to never forget the past and to stand against all forms of hatred, today and always. pic.twitter.com/QdOdGUvDJ0
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 27, 2026