back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaShowBizAktorja e njohur sfidon ligjin, var reçipetat në tabelën e Hollywood-it

Aktorja e njohur sfidon ligjin, var reçipetat në tabelën e Hollywood-it

Të ngjajshme

Kreu i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i pranishëm në Knesset derisa Edi Rama mban fjalim

Kreu i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, është duke...

Osmani porosit të mos harrohet Holokausti

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare...

Ekstradohet nga Zvicra një pjesëtar i një grupi kriminal

Si rezultat i koordinimit të veprimeve operacionale ndërmjet specialistëve...

Aktorja e njohur, Sydney Sweeney, mund të përballet me probleme ligjore.

Kjo pasi Sydney u ngjit në tabelën e famshme të Hollywood-it dhe postoi një video të saj duke varur reçipeta, transmeton IndeksOnline.

Reçipetat janë nga linja e saj e re e të brendshmeve, që ende nuk kanë dalur në treg, teksa Sydney e ka bërë veprimin për të bërë marketing.

FilmLA, një organizatë jofitimprurëse për marrëdhënie me publikun, që koordinon xhirimet në vend në zonën e Los Angeles-it, tha se i kishte dhënë aktores leje për të filmuar pranë tabelës së Hollywood-it, por jo për ta prekur ose për të ngjitur gjësende në të.

Dhoma e Tregtisë e Hollivudit tha gjithashtu se Sweeney nuk ishte e autorizuar të ngjitej në tabelë, dhe drejtori ekzekutiv i dhomës, Steve Nissen, tha se grupi po shqyrton se si dhe kush i lejoi asaj dhe ekipit të saj qasje te billboard-i ikonik.

Ky gjest i aktores mund të rezultojë në akuza për shkelje të pronës ose vandalizëm./IndeksOnline/

Të Fundit

Sport

ShowBiz