BallinaSportLichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Të ngjajshme

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit.

Ai e zëvëndësoi Ludovic Magnin, i cili u shkarkua dje ndonëse fitoi ndeshjen e fundit ndaj Zurichut.

Në këto momente, Lichtsteiner po mban konferencën e tij të parë për shtyp si trajner i ri, ku nuk munguan lëvdatat për ish-bashkëlojtarin e tij, Xherdan Shaqiri.

“Nuk e mendova kurrë se do të arrinte deri këtu. Mezi pres të punoj me të. Ai është një futbollist i shkëlqyer”, tha Lichtsteiner.

Lichtsteiner, ndeshjen e tij debutuese si trajner i Baselit do ta ketë në Ligën e Evropës ndaj Viktoria Plzenit, këtë të enjte.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz