back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeCakolli: Rreth 80 mijë vota janë numëruar gabimisht, afër 40 mijë nga...

Cakolli: Rreth 80 mijë vota janë numëruar gabimisht, afër 40 mijë nga PDK, 15 mijë nga VV, 11 mijë nga LDK e 4 nga AAK

Të ngjajshme

Juventusi shënon edhe golin e dytë ndaj Parmas

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...

Theret me thikë një person në Fushë Kosovë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Fushë...

Bellingham humb disa ndeshje, mësohet sa do të mungoj!

Jude Bellingham pritet të mungoj së paku një muaj...

Eugen Cakolli nga KDI, ka reaguar lidhur me votat e kandidatëve për deputetë pas rinumërimit, ku janë gjetur mospërputhje të mëdha, duke thënë se deri më tani, rreth 80 mijë vota të kandidatëve kanë rezultuar të pasakta dhe të numëruara gabimisht në Qendrat Komunale të Numërimit.

Cakolli ka thënë se, brenda votave, afërsisht 40 mijë i takojnë kandidatëve të PDK-së, rreth 15 mijë LVV-së, rreth 11 mijë LDK-së dhe rreth 4 mijë AAK-së, transmeton Gazeta Express.

‘’ Sipas komunave, mbi 80% e këtyre votave vijnë vetëm nga komuna e Prizrenit. Tutje, renditen Malisheva dhe Podujeva* (e rinumëruar vetëm 10%).’’, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Në Kosovë ka pasur rreth 900 mijë vota të vlefshme për subjektet politike, si dhe – për shkak të votës preferenciale deri në 10 kandidatë – 6.8 milion vota për kandidatët. Kjo do të thotë se mesatarisht çdo votues ka shënuar rreth 7 kandidatë në fletëvotim.

Nga rinumërimi i mbi 50% të vendvotimeve në QNR, deri më tani, rreth 80 mijë vota të kandidatëve kanë rezultuar të pasakta dhe të numëruara gabimisht në Qendrat Komunale të Numërimit. Prej tyre, pas rinumërimit, 47,619 vota u janë hequr kandidatëve (sepse u ishin shtuar gjatë numërimit fillestar), ndërsa 32,018 vota u janë shtuar kandidatëve pas rinumërimit (sepse u ishin hequr në mënyrë të parregullt më herët).

Brenda këtyre rreth 80 mijë votave të afektuara, afërsisht 40 mijë i takojnë kandidatëve të PDK-së, rreth 15 mijë LVV-së, rreth 11 mijë LDK-së dhe rreth 4 mijë AAK-së.

Sipas komunave, mbi 80% e këtyre votave vijnë vetëm nga komuna e Prizrenit. Tutje, renditen Malisheva dhe Podujeva* (e rinumëruar vetëm 10%).

Rritja e numrit të votave preferenciale deri në 10 kandidatë, së bashku me centralizimin e numërimit në Qendrat Komunale të Numërimit, e ka bërë procesin shumë më të cenueshëm ndaj abuzimeve. Kur të dhënat përpunohen nga një numër i vogël personash – që në disa raste rezultojnë të jenë familjarë apo të afërt të kandidatëve – ndërhyrjet mund të prodhojnë devijime të mëdha në rezultate.

Të Fundit

Sport

ShowBiz