BallinaLajmeI humbi rreth 6 mijë vota në rinumërim, reagon Paçarizi: Distancohem plotësisht...

I humbi rreth 6 mijë vota në rinumërim, reagon Paçarizi: Distancohem plotësisht nga çdo manipulim që mund të jetë bërë në emrin tim

Të ngjajshme

Marta Kos refuzon propozimin e Vuçiqit dhe Ramës

Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos ka hedhur...

Ramadani: Rrugët ilegale për armë në veri ende aktive, po cenohet siguria

Në veri të vendit pothuajse gjatë secilës javë po...

​Osmani mbetet “presidente” dhe merr 70 për qind të pagës, edhe kur e kryen mandatin

Vjosa Osmani do të jetë presidente, “zyrtarisht” dhe me...

Kontrabandë e dyshuar në kufi, ndalohen gjedhe pa dokumentacion në Kamenicë

Një rast i dyshuar i kontrabandës me mallra është...

Kandidati për deputet nga PDK, Fetah Paçarizi, ka reaguar pasi deri tani, gjatë procesit të rinumërimit, ka humbur plot 5 mijë e 857 vota nga numërimi i parë i votave.

Ai ka thënë se kjo që po ndodh gjatë procesit të rinumërimit të votave nga KQZ, është serioze dhe shqetësuese, dhe sipas tij është situatë që ngre dyshime të arsyeshme mbi integritetin e numërimit dhe rinumërimit si dhe cenon drejtpërdrejt besimin e qytetarëve në procesin  zgjedhor.

Paçarizi, ka thënë se konsideron që duhet të rinumërohen të gjitha votat në të gjithë vendin, duke përfshirë edhe votat e diasporës, shkruan lajmi.net.

“Dua të sqaroj qartë se jam i kyçur rishtas në politikë dhe nuk kam mbajtur asnjëherë poste apo përgjegjësi politike. Nuk kam dhe nuk kam pasur asnjë ndikim në këtë proces dhe distancohem plotësisht nga çdo keqpërdorim apo manipulim që mund të jetë bërë në emrin tim ose në dëm të votës së lirë. Prokuroria e Shtetit ka detyrim ligjor dhe moral të nisë hetime të plota, të pavarura dhe profesionale. Njëkohësisht, KQZ, si organ i pavarur kushtetues, duhet të japë llogari publike dhe të ofrojë prova të qarta për ligjshmërinë dhe korrektësinë e veprimeve të saj. Pavarësia institucionale nuk nënkupton mungesë përgjegjësie”, ka shkruar Paçarizi.

Ai ka thënë se kërkon transparencë, hetim dhe përgjegjësi dhe se gabimi apo manipulimi i këtiuj niveli është përgjegjësi shtetërore.

Fetah Paçarizi, është kandidati që ka humbur më së shumti vota gjatë rinumërimit, ndonëse rinumërimi nuk ka përfunduar ende. /Lajmi.net/ 

Postimi i plotë i tij:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz