BallinaLajmeDurmishi inspekton punimet emergjente në autostradën “Ibrahim Rugova”

Durmishi inspekton punimet emergjente në autostradën “Ibrahim Rugova”

Të ngjajshme

Ambasada e Gjermanisë: Për keqardhje që po humbet kohë e çmuar me zgjedhje të reja

Kuvendi i Kosovës është shpërndarë të martën e 28...

Ish-futbollisti i Manchester Cityt lëndohet rëndë në një ndeshje amatore

Një incident i rëndë ka tronditur finalen e “CVFL...

Zyrtare: Villarreali largon trajnerin

Klubi spanjoll, Villarreal ka njoftuar zyrtarisht ndarjen me trajnerin...

KFOR: Karabinierët zhvillojnë patrulla në Prizren për të garantuar sigurinë

Policia Ushtarake e Karabinierëve, pjesë e Njësisë së Specializuar...

Ministri në detyrë i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka bërë të ditur se ka qenë në terren për të inspektuar nga afër punimet e sanimit emergjent dhe të përkohshëm të rrëshqitjes së dheut, të shkaktuar nga reshjet e mëdha të shiut në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Durmishi ka theksuar se ndërhyrja është realizuar me shpejtësi, me qëllim që autostrada të mos bllokohej dhe qarkullimi i automjeteve të zhvillohej në mënyrë të sigurt dhe të pandërprerë.

Ai po ashtu ka njoftuar se Ministria është në fazën finale të nënshkrimit të kontratave për sanimin e plotë dhe të përhershëm të të gjitha rrëshqitjeve në këtë autostradë, duke synuar zgjidhje afatgjata dhe rritje të sigurisë për qytetarët.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz