back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeHapet aplikimi për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Mitrovicë

Hapet aplikimi për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet në Mitrovicë

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Komuna e Mitrovicës, ka njoftuar se sot hapt procesi i aplikimit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet, në ekonomi familjare dhe biznese.

Sipas këtij njoftimi, të gjithë qytetarët e prekur nga vërshimet ftohen që të paraqesin kërkesën e tyre pranë Zyrës Pritëse (Qendra për Shërbime të Qytetarëve) në Komunën e Mitrovicës.

“Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Formulari i aplikimit (merret në zyrën pritëse të Komunës);
  • Të dhënat personale të aplikuesit (emri, mbiemri, numri personal, adresa dhe numri kontaktues);
  • Kopje e letërnjoftimit;
  • Numri i anëtarëve të familjes;
  • Adresa dhe numri i shtëpisë/objektit;
  • Fotografi që dëshmojnë gjendjen reale të dëmeve, të realizuara në vendin e dëmtuar;
  • Konfirmimi bankar (llogaria bankare në emër të aplikuesit);
  • Çdo dokument shtesë që vërteton pronësinë ose dëmin e pësuar”, ka njoftuar Komuna e Mitrovicës.

Afati për t’i dorëzuar këto kërkesa, përfundon më 26 janar 2026. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë:

Të Fundit

Sport

ShowBiz