BallinaLajmeBerisha: Për largimin e Ramës do të bashkëpunojnë me opozitën dhe shumë...

Berisha: Për largimin e Ramës do të bashkëpunojnë me opozitën dhe shumë faktorë të tjerë

Të ngjajshme

Rayo fiton minimalisht ndaj Strasbourg

Rayo Vallecano siguroi një avantazh të ngushtë në gjysmëfinalen...

Kajtazi: Me kthimin e Thaçit në Kosovë ndryshon loja

Opinionisti Vehbi Kajtazi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan...

Bashkë me opozitën do të bashkëpunojnë dhe shumë faktorë të tjerë të rëndësishëm për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Kështu u shpreh kreu i PD-së Sali Berisha në konferencën me gazetarët, sipas të cilit largimi i Ramës nga pushteti është strategjia e opozitës.

Strategjia e opozitës është largimi i tij një minutë e më parë nga pushteti. Opozita është e sigurtë që do të realizojë objektivin e saj. Kjo është dhe ka besim të madh tek guximi, k besim të madh tek trimëria, ndershmëria e qytetarëve shqiptarë. Ka besim të madh se përkrah opozitës shqiptare, së bashkë me opozitën shqiptare, do bashkëveprojnë dhe bashkëpunojnë shumë e shumë faktorë të tjerë rëndësishëm në shoqërinë shqiptare, që duan ta përzënë 1 minutë e më parë, këtë të keqe të madhe, këtë organizatë kriminale që udhëhiqet nga Edi Rama”, tha Berisha, përcjell A2 CNN.

Për kreun demokrat ky është viti i përmbysjes së diktaturave, teksa shprehu edhe mbështetjen për opozitën iraniane në betejën e saj kundër regjimit.

“2026-a, viti i përmbysjes së diktaturave. Viti i zi për diktatorët. Viti i lirisë për kombet. Pas vendosjes para gjykatës të Maduros apo Ramaduros së Venezuelës, radhën duket se e kanë Ajetollahët e Iranit. Kombi pers është i tëri në këmbë për lirinë dhe dinjitetin kombëtar, kundër regjimit më obskurantist që ata kanë njohur në tërë historinë e tyre të gjatë, regjimit të Ajetollahëve. Ky regjim në grahmat e fundit po përdor të gjitha armët dhe mjetet dhe ditët e fundit ka me qindra në mos mijëra martirë të lirisë. Por marshi i revolucionit iranian drejt fitores nuk ndalet me asgjë. Regjimi i Iranit i ka ditët e numëruara. Liria e iranianëve ka çmimin e saj, por burrat dhe gratë, djemtë, vajzat e këtij kombi janë të gatshëm ta paguajnë atë. PD mbështet me forcën më të madhe opozitën iraniane në betejën e saj për një Iran të lirë, demokratik dhe të pavarur. PD i bën thirrje qeverive të vendeve të lira, SHBA në radhë të parë, të ndihmojnë me të gjitha mundësitë popullin vigan iranian të çlirohet nga ky regjim obskurantist”, theksoi Berisha./Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz