back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmePas 26 viteve, Peja shënon vitin e parë pa asnjë vrasje –...

Pas 26 viteve, Peja shënon vitin e parë pa asnjë vrasje – 227 viktima ishin nga vitet e kaluara

Të ngjajshme

SMART PLAN: Pagesa e lehtë, stërvitja e vazhdueshme

Të fillosh stërvitjen shpesh duket e thjeshtë, por për...

KESCO kërkon rritje të çmimit të rrymës mbi 21%

Kompania KESCO i ka dorëzuar ZRRE-së një kërkesë për...

Godet Labinoti: Limi e ka shfrytëzuar Dolcen

Një debat i ashpër është zhvilluar sot në shtëpinë...

FSK drejt Shqipërisë për gjetjen e të zhdukurit në lumin Mat

Me kërkesën e autoriteteve të Shqipërisë, Forca e Sigurisë...

Pas 26 vjetësh, komuna e Pejës, shënon vitin e parë pa asnjë vrasje.

Në një konferencë për media, Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, ka prezantuar rezultatet e punës për vitin 2025, duke e cilësuar këtë vit si një nga më sfiduesit, por edhe ndër më të suksesshmit për institucionin që ajo drejton.

Në konferencë ajo ka treguar se për 25 vjet në rajonin e Pejës u shënuan 203 vrasje me 227 viktima.

“Çka ka qenë e rëndësishme për mua ka qenë siguria e qytetarëve. Siguria e pasurisë së tyre, mirëqenia e tyre e në veçanti luftimi i veprave penale kundër jetës dhe trupit që rrezikojnë jetën, pronën dhe mirëqenien e pasurinë e qytetarëve tanë e në veçanti qetësinë e njerëzve dhe qytetarëve tanë. Jemi të vetëdijshëm që për të luftuar këto vepra penale duhet një polic aktive, hetim të shpejt, efektiv dhe gjykim i drejtë dhe i paanshëm për të gjithë autorët. Duke ditur që regjioni jonë ka qenë më i ndjeshëm në aspektin e veprave penale të rëndë veçanti të vrasjeve. Aty ku shtrihet juridiksioni dhe kompetenca lëndore e territoriale kemi punuar në këtë drejtim dhe sot në praninë e juaj kam nderin, kënaqësinë dhe privilegjin të prezantojë që pas 26 vjetësh pas luftës viti 2025 evidentohet si viti i vetëm pa asnjë vrasje në rajoni e Pejës. Kjo ka ardh si rezultat i mirëkordinimit institucional dhe thellimit ndërinstitucional me Policinë e Kosovës dhe mekanizmat tjetër institucional dhe pa minimizuar asnjëherë bashkëpunimin e ngushtë edhe me qytetarët tanë. 203 vrasje për 25 vite, me 227 viktima për 25 vitesh, është jashtëzakonisht shumë për një rajon siç jemi ne e mos të flasim sa e dhimbshme për familjarët që i kanë përjetuar këto”, tha ajo.

Të Fundit

Sport

ShowBiz