back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeA do të jetë ministër në qeverinë “Kurti 3”? Flet Rashiq

A do të jetë ministër në qeverinë “Kurti 3”? Flet Rashiq

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Nenad Rashiq ende nuk e di nëse do të jetë pjesë e kabinetit të propozuar nga Albin Kurti në qeverinë “Kurti 3”.

Në një prononcim për Indeksonline, Rashiq ka thënë se deri tani nuk ka pasur asnjë takim apo bisedë me Kurtin lidhur me këtë çështje.

“Ende nuk e di a do të jem ministër, ende nuk kemi pasur ndonjë bisedë me mandatarin për formimin e qeverisë deri në këtë moment”, ka thënë ai.

Sikurse në propozimet e mëparshme të Kurtit, por edhe të Konjufcës, Rashiq kishte qenë i propozuar për ministër të Komuniteteve dhe Kthimit.

Megjithatë, nëse do të jetë sërish i propozuar për këtë ministri, Rashiq ka dhënë një përgjigje interesante.

“Po përgjigjem pak me humor, nëse ndodh atëherë kjo është e treta e vërteta, është e mundur që të jem i propozuar”, është shprehur ai.

Theksojmë se në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Rashiq arriti të siguronte 3,851 vota.

Të Fundit

Sport

ShowBiz