back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeDeputeti i PDK-së, Ferat Shala: Nevojitet angazhim serioz institucional për përballimin e...

Deputeti i PDK-së, Ferat Shala: Nevojitet angazhim serioz institucional për përballimin e pasojave të vërshimeve

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka reaguar lidhur me gjendjen e krijuar në Drenas dhe në shumë komuna të tjera të vendit si pasojë e vërshimeve të fundit, duke theksuar se situata kërkon angazhim serioz institucional dhe qeveritar.

Sipas Shalës, është i domosdoshëm hartimi i një plani konkret që nuk përfshin vetëm menaxhimin e emergjencës, por edhe rehabilitimin e zonave të prekura, sanimin e infrastrukturës së dëmtuar, si dhe mbështetje financiare për bizneset dhe familjet e goditura nga vërshimet.

Ai ka theksuar se investimet në sistemet e menaxhimit të ujërave janë thelbësore për të parandaluar situata të ngjashme në të ardhmen.

Në të njëjtën kohë, Shala ka vlerësuar lart solidaritetin qytetar të treguar gjatë këtyre ditëve të vështira, duke theksuar se banorë, vullnetarë, zjarrfikës, ekipe të emergjencës dhe organizata të ndryshme u mobilizuan pa hezitim për të ndihmuar ata që kishin më shumë nevojë.

“Angazhimi i tyre meriton falënderim të veçantë dhe respekt të thellë”, ka përfunduar deputeti i PDK-së.

Të Fundit

Sport

ShowBiz